Prishtinë, më 11 janar 2024
Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondacioni për Studime Ballkanike (FSB), në përbërje nga z. Sevba Abdula, kryetar, prof. dr. Ahmet Köroğlu, profesor në Universitetin e Stambollit dhe prof. dr. Serdar Serdaroğlu, këshilltar i rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).
Sekretari Sadriu iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në fushën e studimeve dhe të botimeve.
Nga ana e tij, kryetari z. Sevba Abdula, falënderoi sekretarin për pritjen, e më pas e njohu atë me projektet hulumtuese të cilat synojnë që t’i realizojnë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dr. Ali Rashid al Nuaimi

Prishtinë, më 23 janar 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…