Prishtinë, më 11 janar 2024

Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i Institutit, prof. Sabri ef. Bajgora.

Në këtë mbledhje, Këshilli analizoi dhe vlerësoi organizimin e Konferencës Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”, e cila u mbajt më 9 dhe 10 dhjetor 2023.

Konferenca Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”, u mbajt më 9 dhe 10 dhjetor 2023, ku rreth vetes mblodhi mbi 70 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Jordania dhe Egjipti, të cilët, me kumtesat e tyre vunë në pah të rëndësinë, historinë dhe misionin që ka pasur xhamia si institucion te populli ynë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…