Prishtinë, më 7 gusht 2024.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica dhe drejtori i Institutit për Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, kanë pritur sot në takim imamin dhe kapelanin, z. Tahir ef. Kukaj, dhe Imamin dhe sekretarin e Qendrës Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork, Ferid ef. Bedrollin.
Gjatë këtij takimi, z. Sadriu shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirët me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e BIK që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.
Nga ana e tyre, imamët e nderuar, z. Kukaj dhe z. Bedrolli, fillimisht falënderuan për pritjen dhe më pas falënderuan për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur Drejtori për Diasporë, z. Simnica dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Qendrën Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork. Dy imamët e nderuar gjatë kësaj vizite, njoftuan për aktivitetet dhe të arriturat e tyre në këtë Qendër.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë dhe fushat ku mund të japë kontribut Qendra Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork.
Ata më pas përshëndeten dhe falënderuan Myftiun Tërnava edhe pse nuk ishte prezent për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Qendrën Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…