Prishtinë, 25 nëntor 2022
Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Besim ef. Mehmeti, pritën sot në selinë e Kryesisë së BIK-ut një delegacion nga Emiratet e Bashkuara (EBA), të kryesuar nga dr. Halid al Haxheh, sekretar gjeneral i organizatës “HUMAN APEL” nga EBA me seli në Agjman.
Sekretari Sadriu, falënderoi mysafirët për ndihmën e Qeverisë së EBA-së që i ka ofruar Kosovës para dhe pas luftës. “Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë mbështjetjen tuaj, duke kujtuar se EBA është shteti i parë arab që e njohu pavaresinë e Kosovës.”- tha ndër të tjera, sekretari Sadriu. Gjithashthu gjatë takimit, sekretari Sadriu i njohu mysafirët me aktivitete dhe punën e BIK-ut.
Nga ana e tij, dr. Al Haxheh, e falënderoi z. Sadriun për mikrpitjen dhe premtoi vazhdimin e përkrahjes së BIK-ut në projekte të ndryshme. Ai theksoi se jemi ndarë shumë të kënaqur me rezultatet dhe zhvillimin e arritur nga ju që nga paslufta.
Delegacioni po qëndron në vizitë treditore në Kosovë me ç’rast kanë pasur rastin të vizitojnë disa komuna gjithandej Kosovës.