Prishtinë, më 26 nëntor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami, Vedat ef. Sahiti, zv.kryeimami, Fatmir ef. Iljazi dhe asistenti i kabinetit, Besir Neziri, po marrin pjesë në takimin e krerëve të bashkësive islame të Ballkanit, i cili po mbahet në qytetin Varna të Bullgarisë.

Liderët e bashkësive fetare islame të shteteve të Ballkanit, me në krye kryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbashin dhe nikoqirin, kryemyftiun e Bullgarisë, dr. Mustafa Hadji, sot në Varna të Bullgarisë, kanë zhvilluar takimin e nëntë të radhës me temën “Roli i fesë dhe liderëve fetarë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan”. 

Myftiu Tërnava në kumtesën e tij me titull “Kontributi i Bashkesisë Islame të Kosovës për paqe dhe siguri për të gjithë” mes të tjerash theksoi se liderët dhe ulemaja jonë fetare kanë luajtur rol të rëndësishëm në edukimin dhe fisniklrimin shpirtëror të popullatës tonë, ndërsa institucionet tona fetare historikisht ishin bartëse dhe promovuese të vlerave humane, siç janë: toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare e ndëretnike.

Në këtë takim po marrin pjesë liderët fetarë nga Turqia, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia.

Në fund të takimit u miratua deklarata e përbashkët tetëpikëshe, ku liderët fetarë ftuan për paqe dhe siguri në botë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…