Prishtinë, 18 qershor 2016
Iftari me qytetarët e Rahovecit u organizuar nga Këshilli i BI në Rahovec. Këtë iftar e shtroi shoqata “Patient Help Found”, dhe donatorë të tjerë nga xhemati, në bashkëpunim dhe koordinim me KBI-në e Rahovecit. Në këtë iftar morën pjesë 400 persona, si dhe i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, përfaqësuesi i Zyrës së Dijanetit, Hfz. Idriz Kiskin, përfaqësuesi i TIKA-s, dhe kryesuesit e Këshillave të BI-ve të Gjakovës dhe Suharekës, si dhe shumë të tjerë.
Në fjalën e tij kryetari i KBI të Rahovecit, Shani ef. Sylka, iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se momenti i iftarit vjen pas angazhimeve ditore dhe adhurimeve që i kemi bërë, pra kur ulemi dhe lutemi te Zotin për pranimin e tyre dhe falënderojmë Atë për mirësitë që na i ka dhënë. “Andaj, është kënaqësi e madhe kur përkujtomë të gjitha ato shpërblime që Allahu do të na i japë, si dhe gëzimi më i madh kur bëjmë iftar së bashku.” Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë bërë sebep për këtë iftar të përbashkët, dhe ka porositur që me këtë rast të mos i mungojmë iftaret nëpër familje e farefis, sepse në iftare është bereqeti i Zotit, si dhe shtohet dashuria ndaj njëri-tjetrit. {gallery}rahvciftar{/gallery}