Mbahet mbledhja e rregullt e redaksisë së revistës “Dituria islame” Prishtinë, 11 janar 2018 Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e redaksisë së revistës “Dituria islame”. Në fjalën hyrëse kryeredaktori aktual dr. Ajni Sinani foli për të arriturat dhe sfidat gjatë rrugëtimit dyvjeçar të kësaj redaksie duke çmuar dhe vlerësuar punën e anëtarëve të redaksisë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar me tema. Në këtë mbledhje po ashtu u analizua puna dhe ecuria e kësaj reviste në dy numrat e saj të fundit.