Prishtinë, 11 janar 2018

Sot më 11.01.2018 arritën në Prishtinë umrexhitë nga Kosova, të cilët nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës qëndruan në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë, që nga data 31.12.2017. Në këtë grup udhëtuan 59 persona nën udhëheqjen e drejtorit të Haxhit, Vedat ef. Sahiti.

Umrexhitë gjatë qëndrimit në vende të shenjta patën rast të vizitonin shumë vende me rëndësi historike islame, si shpellën “Thevr”, kodrën “Rahmeh”, si dhe shumë vende të tjera në Mekë dhe në Medinë. Umrexhitë u shprehën se ishin shumë të kënaqur me shërbimet, që ishin cilësore dhe me organizimin e Kryesisë së BIRK-ut dhe se çdo gjë ishte në rregull. Allahu ua pranoftë Umren dhe të gjitha veprat e mira!

Kryesia e BIRK-ut do të organizojë edhe umre të tjera në vijim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…