Prishtinë, 12 janar 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim koordinatorin nacional për siguri, Lulzim Fushticën. Në takim mori pjesë edhe Kryeimami Sabri ef. Bajgora.
Me këtë rast, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava e falenderoi z. Fushticën për vizitën dhe e uroi për detyrën e re duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë.
Më pas Myftiu Tërnava theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës vazhdimisht është angazhuar dhe do të do të angazhohet që në Kosovë të jetë një ambient I qetë e I sigurt, larg çdo ideologjie ekstremiste dhe radikale.

Nga ana e tij, koordinatori nacional për siguri, Lulzim Fushtica, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës që po jep që vendi ynë të ketë një ambient të sigurt dhe të qetë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Simpoziumi virtual “Vakëfet në vendet e Ballkanit”

Prishtinë, më 9 shtator 2024 Më 7 shtator 2024, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Va…