Prishtinë, 4 prill 2014
Sot, më 4 prill 2014, Myftiu Tërnava vizitoi edhe KBI-në e Rahovecit, ku u prit nga kryetari i Këshillit, Shani ef. Sylka, që shoqërohej nga bashkëpunëtorët.
Me të arritur në Rahovec, Myftiu Tërnava vizitoi punimet në ndërtesën e re të këtij Këshilli, e cila është në përfundim e sipër. Myftiu uroi që sa më parë të përfundojnë punët e mbetura dhe objekti të kompletohet e të vihet në funksion.

Në Rahovec Myftiu vizitoi edhe Kuvendin komunal, me ç’rast takoi kryetarin e  Rahovecit, z. IdrizVehapi,  të cilit Myftiu i uroi dhe e përgëzoi për detyrën e re, si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e tij me Këshillin e BI në Rahovec.
Kryetari, IdrizVehapi, pasi falënderoi Myftiun për vizitën tha: “ së bashku me Këshillin e BI do të angazhohemi që të bëjmë më të mirën për besimtarët e Rahovecit”.

Në Rahovec, në Xhaminë e Çarshisë, Myftiu Tërnava fali namazin e xhumasë ku mbajti edhe hytben para një numri të madh të besimtarëve.
Në këtë vizitë myftiu shoqërohej nga drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef. Sadriu dhe ndihmës sekretari i Kryesisë së BIK- t, Rexhep ef. Luma.

Myftiu në Malishevë
Myftiu i Kosovës, vizitoi edhe KBI në Malishevë, ku u prit nga kryetari Xhevat ef. Kryeziu dhe sekretari, Selim ef. Paqarizi. Kryetari i Këshillit, Xhevat ef. Kryeziu e njohu Myftiun për punën,  aktivitetet dhe sfidat e përditshme në Këshill.
Myftiu i përgëzoi udhëheqësit për të arriturat në këtë Këshill dhe kërkoi që objekti i ri i Këshillit të përfundoj sa më parë që është e mundshme, me qëllim që të krijohen kushte më të mira për punë e aktivitete.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…