Myftiu i Kosovës Naim Tërnava vizitoi komunën e Fushë Kosovës Prishtinë, 08 prill 2014Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoi sot kuvendin e Fushë-Kosovës, ku u prit nga kryetari i komunës, z.Burim Berisha me bashkëpunëtor.Pasi i dëshiroi mirëseardhje Myftiut, kryetari Berisha tha se gjendja e përgjithshme në Komunën e Fushë – Kosovës është e mirë dhe se nuk ka ndonjë tendencë për ndonjë prishje të imazhit të përgjithshëm duke përfshirë edhe spektrin fetar ku lirshëm veprojnë të gjitha konfeksionet fetare. Myftiu Tërnava nga ana e tij tha se ndihem mirë kur për këtë komunë dëgjoj fjalë të mira dhe se shpreh gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet komunës së Fushë Kosovës dhe BIK-ut.Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se edhe në të ardhmen do të punojnë dhe do të angazhohen që kjo klimë ndërfetare të kultivohet dhe të ruhet edhe më shumë. {gallery}fusheks{/gallery}