Myftiu Tërnava mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të BI në Kamenicë Prishtinë, 3 prill 2014Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vizitoi Këshillin e BI në Kamenicë, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit. Myftiu u njoh nga udhëheqësit dhe këshilltarët e KBI në Kamenicë me çështjet, vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet KBI në Kamenicë. Myftiu në mbledhjen e Këshillit foli edhe për angazhimin e tij personal për të siguruar donacion për projektin e Këshillit të Kamenicës për ndërtimin e selisë në qendër të Kamenicës.Myftiu tha se shumë shpejt pret që do të sigurohen mjetet për ndërtimin e Selisë së Këshillit. Po ashtu, Myftiu kërkoi nga udhëheqësit e KBI që sa më parë të bëjnë përgatitjet e duhura për këtë qëllim.Në Kamenicë, Myftiu shoqërohej nga anëtari i Kryesisë nga ky rajon, Ilmi ef. Krasniqi, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef. Sadriu, si dhe këshilltari i Myftiut, Vedat ef. Sahiti.