Prishtinë, 2 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, vizitoi KBI- në në Shtime, ku u prit nga kryetari i KBI, Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorët.
Kryetari Tërshani e njohu myftiun Tërnava me arritjet që ka shënuar Këshilli i Shtimes që nga themelimi e këndej. Ai tha se me gjithë vështirësitë, fal angazhimit e përkushtimit të të gjithë neve, e posaçërisht fal përkrahjes nga Kryesia, Këshilli tashmë veç është në rrugë drejt konsolidimit.

Kryetari Tërshani e njohu Myftiun edhe me aktivitet që ka zhvilluar Këshilli, si dhe me projektet e realizuara, për çka e falënderoi Myftiun për përkrahjen dhe mbështetjen e Kryesisë, sidomos në ndërtimin e objekteve të infrastrukturës dhe krijimin e vakëfeve në këtë Këshill.
Myftiu Tërnava, përgëzoi për rezultatet e arritura dhe u shpreh që do të mbështes e përkrah krijimin e kushteve për punë sa më të mirë.
Gjatë qëndrimit në Shtime, Myftiu Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët, vizitoi vakëfet që janë në ndërtim e sipër për KBI në Shtime.

Myftiu Tërnava  në Lipjan

Më pas Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi edhe KBI- në në Lipjan, ku u njoh me punën dhe aktivitetin  nga sekretari, Muhamet ef. Neziri dhe arkëtari, Kenan ef. Bahtiri.
Myftiu tha se çdo e arritur e Këshillit na gëzon, mirëpo kërkoj nga përgjegjësit e Këshillit angazhim edhe më të madh në xhematë.
Në këto vizita, Myftiu u shoqërua nga drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef. Sadriu dhe këshilltari Vedat ef. Sahiti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…