Fjala e Myftiut në Lidhjen Botërore Islame

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava në konferencën e Lidhjes Botërore Islame (RABITA) në Mekë të Arabisë Saudite kërkoi:

NË EMËR TË BESIMTARËVE TË KOSOVËS KËRKOJ DHE THËRRAS TË GJITHA SHTETET E KONFERENCËS ISLAMIKE QË TA NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS

Të nderuar të pranishëm!
Të gjendesh në Mekë është privilegj dhe përgjegjësi, të marrësh pjesë në një konferencë të tillë ku diskutohet rreth problemeve më të cilat ballafaqohen myslimanët anë e këndë botës dhe mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve është kënaqësi, e këtë na e mundëson Lidhja Botërore Islame këtu me seli në Mekë për çka të gjithë në Lidhjen Botërore Islame i falënderoj shumë dhe e lus Zotin për mirëqenien e këtij populli duke filluar nga shërbëtori i Dy Haremeve mbreti, Abdullah bin Abdul Aziz, nën patronatin e të cilit po mbahet edhe kjo konferencë.

 

Sigurisht se organizimi dhe mbajtja e këtyre kongreseve nuk është e lehtë, donë angazhim, punë e dije, dëshirë e vullnet që t’i shërbejnë mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë njerëzore e në veçanti problemeve me të cilat ballafaqohet bota islame, dhe myslimanët anë e këndë botës. Nëpërmjet mbajtjes së kongreseve të tilla dhe prezencës së ylemave, dijetarëve e personaliteteve të nderuara nga shumë vende të botës ndikojnë pozitivisht në shërimin e një pjese të problemeve me të cilat ballafaqohen myslimanët. Lidhja Botërore Islame si gjithherë edhe tash jep një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim për çka myslimanët e mbarë botës e falënderojnë për përkujdesjen e vazhdueshme për të gjithë besimtarët mysliman anë e këndë botës. Të nderuar të pranishëm! Unë sot këtu para jush si Myfti i Republikës së Kosovës përfaqësoj myslimanët e Kosovës të cilët jetojnë mu në zemër të Evropës dhe janë banorë autokton të këtyre trojeve. Problemet me të cilat janë ballafaquar besimtarët e besimit islam në këto troje si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Bosnjë janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Unë do t’i numëroj vetëm disa probleme madhore me të cilat është ballafaquar populli shqiptar – mysliman I Kosovës Kosova pas tërheqjes së Osmanlinjve në vitin 1912 Kosova mbetet nën sundimin e Serbisë- Jugosllavisë së atëhershme. Prej vitit 1912-1999populli mysliman i Kosovës përjeton një gjenocid të paparë ndonjëherë nga ana e Serbisë –Jugosllavisë ata vriten, persekutohen, maltretohen, burgosen, shpërngulen me dhunë nga forcat Serbe-Jugosllave vetëm e vetëm pse ishin besimtarë islam . – Në vitin 1947 mbyllen të gjitha shkollat fetare- medresetë. – Rrënohet një numër i madh i xhamive. – Uzurpohet mbi 95 % e pasurisë vakufnore nga ish sistemi komunist. – Mbi 3 milion shqiptarë mysliman detyrohen të largohen nga Kosova, shumica prej tyre në Turqi. – Mbi 1. 5 milion mysliman burgosen nëpër burgjet serbe. – Mbi 500 mijë mysliman bien dëshmorë gjatë këtyre 90 vjetësh. Dhe të gjitha këto ndodhin në një shtet të ashtuquajtur Jugosllavi e cila kishte marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me botën Islame dhe një pjesë të botës Arabe Nuk kishte interesim se ç’far po ndodh me këto troje nga bota islame, populli shqiptarë mysliman i Kosovës dhe ai boshnjak i Bosnjës përkundër të gjitha këtyre vuajtjeve e persekutimeve me besim të madh në Zotin arritën të ruajnë identitetin Islam dhe ta mposhtin sistemin komunisto-ateist. Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 ri zgjoi sadopak ndjenjën te popujt e botës islame dhe qeveritë e tyre . Në vitin 1998-1999 ranë dëshmorë 15 mijë mysliman, pas 78 ditëve të granatimit të paktit NATO vjen deri te tërheqja e forcave serbe nga Kosova që ato të mos kthehen më kurrë në të. Gjatë këtyre dy viteve të luftës Bota Islame – Arabe ndihmoi myslimanët e Kosovës me të madhe si në ushqim e veshmbathje të cilët ishin shpërndarë nëpër shumë shtete të botës. Tash e 12 vite pas luftës interesimi i Botës Islame ishte i madh për t’u dalë ne ndihmë vëllezërve të tyre ne Kosovë, në të gjitha fushat, si në restaurimin e xhamive, ndërtimin e xhamive të reja, ndërtimin e shkollave, spitaleve, rrugëve etj. Bashkësia Islame 12 vite pas Luftës ballafaqohet me probleme të shumta: – Buxheti i shtetit nuk ndan asnjë ndihmë për bashkësitë fetare në Kosovë. – Mbi 2.000 të punësuar në Bashkësinë Islame të Kosovës të ardhurat e tyre i sigurojnë nga ndihmat vullnetare të myslimanëve të Kosovës. – Depërtimi i shoqatave të shumta nga perëndimi të cilët për qëllim kanë konvertimin e myslimanëve në të krishterë, duke shfrytëzuar rrugë të ndryshme, duke mos kursyer as paratë që vetëm e vetëm të largojnë besimtaret nga besimi Islam. – Jemi duke punuar me të madhe për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla publike. – Kemi nevojë të madhe për ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame si ndërtimin e xhamive, shkollave fetare, çerdheve të fëmijëve etj. Bota Islame duhet të jetë edhe më aktive, edhe më ndikuese nëpërmjet mekanizmave të tyre që të ndihmojnë besimtarët mysliman sidomos në Evropë që ata të mos diskriminohen në baza fetare dhe të kenë mundësi të shtrojnë besimin e tyre lirshëm . Të nderuar të pranishëm! Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë e saj deri tash Pavarësinë e Kosovës e njohën 76 shtete nga mbarë bota, prej 57 shteteve të Konferencës Islamike deri tash Kosovën e kanë njohur vetëm 21 shtete. Ne besimtarët e Kosovës nuk e kemi pritur këtë vonesë të pakuptimtë në raport me Kosovën e cila nga numri i përgjigjëm I banorëve prej 2 milion e gjysmë ku mbi 93% i përkasin besimit islam. Shtrohet pyetja, Pse kjo vonesë? Pse vëllezërit tanë nga shtetet islame po vonohen në njohjen e Pavarësisë së Kosovës, unë si Myfti I Kosovës shpesh herë mbetem pa përgjigje. Ndaj unë në emër të besimtarëve të Kosovës kërkoj dhe thërras të gjitha shtetet e Konferencës Islamike që ta njohin Pavarësinë e Kosovës sa më shpejtë ngase Kosova për këtë ka nevojë të madhe, ftoj në hapjen e ambasadave në Kosovë duke kërkuar prezencë edhe më të madhe të vëllezërve tanë nga shtetet islame. Juve të pranishëm në këtë sallë të bëni ç’far keni mundësi dhe të ndikoni në qeveritë e shteteve tuaja për njohjen e pavarësisë së Kosovës sa më parë. Shikoni se ç’far ndodhi me shpalljen e pavarësisë së Sudanit verior si ai përnjëherë u anëtarësua në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar,e këtë duhet të na mundësojnë edhe neve si besimtarë të besimit Islam, nëpërmjet njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e atyre shteteve që deri tash nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tim.

Myftiu Naim Tërnava

Mekë, 18 korrik 2011

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava në Akademinë përkujtimore kushtuar Haxhi Mustafë ef. Dervishollit

E nderuara familja Dervisholli Të nderuar drejtues të institucioneve të BI të Kosovës Të n…