QIKSHN shpall konkurs për imam Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL K O N K U R S PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI IMAM, HATIB DHE MUALIM Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte: – Të ketë të kryer studimet teologjike – Të ketë të kryer magjistraturë ose minimum 5 vjet përvojë pune (kusht që e kërkon Norvegjia për aplikimin e lejes së qëndrimit dhe punës) -Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin – Të ketë aftësi organizative -Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit ku do të punojë Përparësi do të kenë kandidatet të cilët: -Bashkëshortja të ketë kryer së paku medresenë -Të jetë nën moshën 40 – vjeçare -Kanë përvojë në detyrën e imamit -Kanë përvojë dhe kompetenca pedagogjike të punojë me fëmijët -Njohin gjuhën arabe dhe angleze -Kanë të kryer studime pasuniversitare -Njohin përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sociale -Kanë aftësi për shkrime-publikime -Kanë aftësi për përgatitje të dokumenteve të nevojshme që i nevojitet qendrës sonë Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju ofron: -Pagë mujore sipas standardeve norvegjeze -Banesë në lokalet e qendrës (xhamisë) ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës) 5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin norvegjezë (kryesia e qendrës vendos për periudhën e pushimit) -Sigurim personal dhe stazh pensionimi sipas standardeve norvegjeze Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente: CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethe angazhimeve të deritanishme Certifikatë se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia) Kopje të notifikuar të diplomave të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i licencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që QIKSHN do të ketë nevojë Vërejtje: Përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçantë të kryesisë. Dokumentet e kompletuara duhet të skanohen dhe të dërgohen në e-post adresën: [email protected] Konkursi mbetet i hapur deri më 10.10.2020 Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim. Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën [email protected] Oslo, 24.09.2020 Me përshëndetje miqësore, Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO E-post: [email protected] FB: facebook.com/qikshn Web: http://www.qiksh.no & http://www.aikn.no