Kryesia e BIRK-ut shqyrtoi rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 Prishtinë, 29 shtator 2020 Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës. Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse. Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.