Konkurs

Data: 28 shtator 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame i Suharekës shpall:
Konkurs
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bllacë

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Suharekës.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Këshilli i Bashkësisë Islame i Kamenicës Shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të …
  • DEKLARATË PËR OPINION

    Në fillimin e muajit të datëlindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamed, kur ne dhe mbar…
  • Konkurs

    Data: 16 tetor 2020Këshilli i Bashkësisë Islame i Lipjanit shpall: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Këshilli i Bashkësisë Islame i Kamenicës Shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të …