Myftiu Tërnava vizitoi ambasadën e Kuvajtit në Tiranë Prishtinë, 02 tetor 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot vizitoi ambasadën e Kuvajtit në Tiranë për të shprehur ngushllimet me rastin e ndërrimit jetë te Emirit të Kuvajtit, Sabah Al Ahmed Al Jaber Al Sabah-ut. Myftiu Tërnava në ambasadën e Kuvajtit në Tiranë shprehu ngushëllimet në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës për vdekjen e Emirit të Kuvajtit dhe u lut që Zoti ta mëshirojë e ta shpërblejë. Myftiu u prit nga ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, z.Fajez Al Jasem-i, si dhe nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z.AbdulMumin Sheref-i. Myftiu përmendi dhe çmoi punën dhe kontributin e Emirit të ndjerë duke e cilësuar si njeri të urtë, vizionar dhe bamirës. “Njeri me ndikim të madh në botë në përgjithësi dhe në botën islame në veçanti,- tha për të Myftiu. Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë u shpreh se u ndje shumë i nderuar dhe falënderoi Myftiun për vizitën. Myftiu në këtë vizitë shoqërohej nga shefi i kabinetit të tij mr. Besim Mehmeti dhe zëvendëssekretari z.Rexhep Luma.