Prishtinë, 6 tetor 2020 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin. 

Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin dhe koordinimin shumë të mirë që ka me vendin mik të Turqisë.  Në këtë vazhdë, ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Diyanetin dhe Qeverinë e Turqisë dhe shprehu dëshirën që edhe më tej të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë, duke nënvizuar se Turqia ka ndihmuar dhe po ndihmon në  aspektin e restaurimit të shumë objekteve  fetare e kulturore. 

Nga ana e tij, atasheu Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke  konfirmuar edhe një herë  bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me institucionin e Bashkësinë Islame të Kosovës. 

Ai po ashtu çmoi  kontributin dhe përpjekjet e Myftiut Tërnava që Kosova të jetë një vend i qetë ku pjesëtarët e të gjitha feve të jetojnë në paqe, tolerancë, harmoni, respekt të ndërsjellë. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…