QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI IMAM, HATIB DHE MUALIM

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:

   – Të ketë të kryer studimet teologjike

   – Të ketë të kryer magjistraturë ose minimum 5 vjet përvojë pune (kusht që e kërkon Norvegjia për aplikimin e lejes së qëndrimit dhe punës)

    -Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin

   – Të ketë aftësi organizative

    -Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit ku do të punojë

Përparësi do të kenë kandidatet të cilët:

    -Bashkëshortja të ketë kryer së paku medresenë

    -Të jetë nën moshën 40 – vjeçare

    -Kanë përvojë në detyrën e imamit

    -Kanë përvojë dhe kompetenca pedagogjike të punojë me fëmijët

    -Njohin gjuhën arabe dhe angleze

    -Kanë të kryer studime pasuniversitare

    -Njohin përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sociale

   -Kanë aftësi për shkrime-publikime

    -Kanë aftësi për përgatitje të dokumenteve të nevojshme që i nevojitet qendrës sonë

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju ofron:

    -Pagë mujore sipas standardeve norvegjeze

    -Banesë në lokalet e qendrës (xhamisë) ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës)

    5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin norvegjezë (kryesia e qendrës vendos për periudhën e pushimit)

   -Sigurim personal dhe stazh pensionimi sipas standardeve norvegjeze

Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente:

    CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethe angazhimeve të deritanishme

    Certifikatë se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia)

    Kopje të notifikuar të diplomave të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i licencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura

    Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që QIKSHN do të ketë nevojë

Vërejtje: Përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçantë të kryesisë.

Dokumentet e kompletuara duhet të skanohen dhe të dërgohen në e-post adresën: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më 10.10.2020

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën [email protected]

Oslo, 24.09.2020

Me përshëndetje miqësore,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO

E-post: [email protected]

FB: facebook.com/qikshn

Web: http://www.qiksh.no & http://www.aikn.no

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …