Vetëm unik, të bashkuar rreth fjalës së Zotit, ne kryejmë misionin tonë

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më 28 mars ka qëndruar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe atë të Dragashit, ku ka takuar imamët, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimin e jetës fetare në Këshillat në fjalë.
Takimi i Myftiut Tërnava me imamët, është në vazhdën e aktivitetit që Myftiu realizon në terren, me qëllim që nga imamët të njihet me aktivitetin, planet sfidat dhe  problemet që hasin në punën e tyre me xhematë.

Ky takim ka edhe një të veçantë, ngase realizohet pas zgjedhjeve lokale dhe konstituimit të Këshillave.
Myftiu Tërnava në fjalën e tij drejtuar imamëve në Prizren e Dragash, u shpreh se është në mesin e tyre që të njihet vet dhe nga afër në prani edhe të udhëheqjes të Këshillave me aktivitet që behën në terren, po ashtu jam këtu që ti dëgjoj propozimet tuaja, si dhe të njihem me sfidat me të cilat përballeni.
“Ju e dini, që roli i imamit është vendimtar në zhvillimin e jetës fetare, ngase imami është gjithherë në kontakt me besimtarët, në xhami, në familje, në gëzime, në hidhërime, në aktivitetet nga më të ndryshmet. Aty ku imami angazhohet s’ka dyshim se rezultatet nuk mungojnë”- tha, Myftiu Tërnava.
Më tutje, Myftiu foli për angazhimin e BIK në rindërtimin e infrastrukturës në terren, përse ai tha, “Bashkësia Islame e Kosovës, në vazhdimësi anagzhohet që t’i krijoj kushte sa më të mira imamëve që misionin e tyre ta kryejnë sa më mirë. Në këtë drejtim janë shënuar rezultate të konsiderueshme, siç e dini, pas luftës janë rindërtuar të gjitha xhamitë dhe objektet tjera që qenë shkatërruar gjatë periudhës së luftës, përpos kësaj janë ndërtuar edhe diku rreth 400 xhami  të reja, e pos xhamive janë ndërtuar edhe selitë në disa këshilla si dhe në disa vende kemi krijuar vakëfe të reja”.
“Angazhimi ynë, në krijimin e vakëfe të reja për çdo këshill do të vazhdoj, për këtë ne kërkojmë angazhimin e këshillave vendor dhe tuajin, të shihni mundësinë ku mundër të ndërtohen e të krijohen vakëfe të reja”-tha ndër të tjerat, Myftiu Tërnava, dhe vazhdoi, angazhim tjetër që duhet të jetë prioritet i Bashkësisë Islame është mësimbesimi dhe uniteti në mes nesh.{jathumbnail}
“Imam të nderuar, duhet që mësimbesmit t’i kushtojmë vëmendje të posaçme, në këtë drejtim ka rezultate të mira, ka imam që vazhdimisht mban mësimbesim, mirëpo duhet bërë edhe më shumë, të shihet mundësia që punës me të rinj t’i kushtohet kujdes meritor. Është e nevojshme që të jemi pranë të rinjve tanë, t’i edukojmë drejtë, t’i edukojmë që të respektojnë prindërit, fqinjët, shoqërinë dhe njerëzimi mbarë, e para së gjithash, t’i edukojmë që të besojnë, t’i udhëzojmë në besim, ne na vyen rini e edukuar”-tha myftiu Tërnava për rëndësinë e mësimbesimit, ndërsa për unitetin në radhët e BIK, Myftiu u shpreh:.
“Bashkësia Islame e Kosovës deri më tash është shquar për organizmin të mirë, në të gjitha rrafshet, falë këtij organizmi ka përballuar me shumë sukses sfidat dhe ngjarjet e mëdha që nga 1948 e këndej. Me unitet në radhët e BIK, siç e dimë, është tejkaluar etapa e komunizmit, atë kohë ulematë më 1951 e ri-hapën medresenë, e më vonë filluan me botimet islame në gjuhën shqipe, gjë që ndikuan në ruajtjen e vlerave fetare islame të këtij populli. Edhe gjatë viteve 89-99, kur Kosova u ri-okupuar nga Serbia, BIK tregoj një përgjegjësi të madhe, ruajti kompasin dhe unitetin si në radhët e veta ashtu edhe në radhët e xhematit, dhe kështu kontribuoj në unitetin e popullit dhe ndihmuan proceset për çlirimin e vendit”.
Duke elaboruar më tutje rëndësinë që ka uniteti, Myftiu tha se edhe pas lufte, në fazën e emergjencës BIK ruajti koherencën e brendshme dhe arriti që ti sanoj dëmet që pësoj nga lufta, madje shënoi edhe rezultate të lakmueshme.
“Vetëm unik, të bashkuar rreth fjalës së Zotit, ne kryejmë misionin tonë. Bashkësia Islame e Kosovës, është e konsoliduar, në mesin e imamëve ekziston një unitet dhe një vetëdije e lart,  e meritor për këtë pikë së pari u takon imamëve”.
Më tutje, Myftiu foli për tentimin e një grupi të vogël që është paraqitur në opinion me lloj-lloj akuzash ndaj BIK, e që dëmtojnë së pari imamët e më pas edhe tërë BIK, dhe besimtarët tanë të çmuar. Për këtë Myftiu tha: “Siç e dini kohëve të fundit një grup  nga radhët tona, kanë dal me akuza nga më të ndryshme në adresë të BIK, ndaj lidershipit të saj po edhe ndaj meje. E mira e gjithë kësaj është se ai grup është i vogël, dhe nuk përfaqëson BI e më së paku imamët.  Ju ftoj ju, e përmes jush edhe xhematin, që mos të bien pre e këtyre shpifjeve që bëhen për qëllime të ulëta karrieriste, dhe dëmtojnë rënd imazhin e BIK, të imamëve dhe të besimtarëve të saj”.
Në fund, për rëndësinë e unitet  myftiu tha: “Edhe një herë ju ftoj që të ruajmë vlerat e kultivuar me shekuj, ju ftoj që të ruajmë unitetin, ju ftoj që të ruajmë harmoninë, si dhe ju ftoj që të angazhohemi në kryerjen e misionit tonë të shenjët- këto i kemi obligim”.
Më pas, imamët e Prizrenit dhe të Dragashit përmes pyetjeve e debatit shfaqën interesimin e tyre për rregullimin e anëtarësisë, në nivel këshillash, rregullimin e trustit pensional, rregullimin e sigurimit shëndetësore etj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…