Prishtinë, 22 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë,  Jan Brathu, të cilin pasi e falnderoi për vizitën e njohu me organizimin e BI të Kosovës.
Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi përmes ambasadorit, Mbretërinë e  Norvegjisë për ndihmën qe i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.

“Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Mbretërisë e Norvegjisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe shtetndërtimin e saj. Po ashtu, jemi mirënjohës ndaj shtetit tuaj  për integrimin e  komunitetit tonë që jeton atje. Norvegjia është modeli më i mirë sidomos për të respektimin e të drejtave dhe lirive fetare” – tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Ambasadori Jan Brathu, pasi falënderoi Myftiun për pritjen, u shpreh se kjo është vizita e tij e parë në BI të Kosovës, por nuk do të jetë e fundit.  Ambasadori  tha se para akreditmit në Kosovë kam shërbyer 5 vite në  Bosnjë e Hercegovinë, ku kam pasur raporte të shkëlqyera me BI të Bosnjës, dhe atë e dëshiroj edhe këtu me BIK .
“Një Bashkësi Islame e konsoliduar e stabile është një nga segmentet e stabilitetit dhe sigurisë së vendit” – tha mes të tjerash ambasadori norvegjez, Jan Brathu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…