Ligjeratë për promovimin e dialogut ndërfetarë Prishtinë, 21 mars 2017 Në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë dhe Kolegjin AAB në Prishtinë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti mbajti ligjëratë për “Promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik si dhe ndërtimin e tolerancës duke përfshirë të rinjtë”,ku ishin të pranishëm profesor e mbi 60 student pjesëmarrës të kolegjit AAB të cilët më pas kanë pasur mundësi të adresojnë pyetje të ndryshme tek përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend. Të gjithë pjesëmarrësit kanë reflektuar gatishmërinë dhe interesin për të vazhduar me ligjërata të ngjashme të kontribuojnë drejt promovimit të tolerancës fetare, duke u përqendruar veçanërisht në nxitjen e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik. Për më tepër, folësit dërguan mesazh të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e tolerancës dhe dialogut si mjet efektiv në luftimin e dukurive negative siç janë ekstremizmi dhe intoleranca fetare. Kjo është ligjërata e tretë me radhë gjatë vitit 2017 e organizuar nga OSBE misioni në Kosovë në të cilat ka qenë pjesëmarrëse Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa aktivitete të këtilla janë organizuar edhe në vitin 2014 dhe 2015 në rajone të ndryshme të Kosovës ku kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj.