Myftiu Tërnava merr pjesë në Konferencë ndërkombëtare“Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit”

Myftiu Tërnava merr  pjesë në Konferencë ndërkombëtare“Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit (ligjit islam)”,  që po mbahet në Meke
Prishtinë, 20 mars 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me ftesë të Ligës së Botës Islame (MWL) po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titull  “Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit (ligjit islam)” , që po mbahet në Meke dhe ka filluar dje dhe po organizohet  nga Liga e Botës Islame nën patronatin e Shërbyesit të dy vendeve të shenjta mbretit Selman bnin Abdulaziz Al Saud.
Në këtë Konferencë përveç dijetarëve  më eminent të Botës Islame po merr pjesë edhe Delegacioni i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) nën kryesimin e myftiut Naim ef. Tërnava i shoqëruar me kryeimamin  Sabri ef. Bajgora, drejtori pë shtyp dhe media Ahmet ef. Sadriu dhe zv/ shefi i kabinetit mr. Besim Mehmeti. Në këtë Konferencë nga ballkani  përveç Kosovës po marrin pjesë Shqipëria dhe Kroacia. Kjo konferencë ka për qëllim pozicionimit e qartë të botës islame kundruall rrymave të ndryshme ideologjike të cilat i kanë sjellë aq shuam dëme Islamit, duke e shëmtuar imazhin e tij paqësorë.

Gjatë ditës së parë të Konferencës, myftiu Tërnava pati takime të ngjeshura me dijetarë dhe personalitete të ndryshme të Botës Islame nga të cilët kërkoi bashkëpunim dhe njohje të shtetit të Kosovës nga ana e disa shteteve arabe dhe islame që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Myftiu Tërnava i shoqëruar nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame, dr Muhamed bin Abdulkerim el Isa, pati një takim me shkelqësinë e tij, princin e Mekës, Halid el Fejsal bin Abdulaziz Al Saud  të cilin e falënderoi për kontributin e madh të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhën Kosovës, në rrugën e saj të zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik.Konferenca i mbyll punimet e saj ditën e martë më 21.03.2017.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…