Myftiu Tërnava prit në takim kryetarin e Malishevës z.Ragip Begaj Prishtinë, 17 mars 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Malishevës z.Ragip Begaj. Pasi iu dëshiroi mirëseardhje Myftiu Tërnava e njoftoi mysafirin për organizimin e bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, si dhe me zhvillimet dhe sfidat që po ballafaqohet ky institucion. Myftiu Tërnava poashtu falënderoi kreun e KK të Malishevës z.Ragip Begaj për kontributin dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës qoftë në nivel lokal ashtu dhe atë qendror. Nga ana e tij kryetari i Malishevës z.Ragip Begaj falënderoi myftiun Tërnava për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e tij që bashkërisht të vazhdojnë në rrugën e ndërtimit të institucioneve të shtetit dhe në të mirë të përgjithshme të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe për një mirëqenie të vazhdueshme.