Prishtinë, 21 mars 2017
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me UNDP-në në bibliotekën kombëtare të Kosovës kanë organizuar konferencën rajonale me temën “Angazhimi i komunitetit dhe ndërtimi i paqes në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ku mori pjesë edhe Bashkësia Islame e Kosovës e përfaqësuar nga këshilltari i Myftiut i cili mbajti një ligjëratë me temën “Trashëgimia Islame në Kosovë dhe kontributi i Bashkësisë Islame në mbrojtjen e saj” në veçanti u fokusua në përpjekjet e Bashkësisë Islame dhe projektet e saj në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore islame sikur projekti i monografive të xhamive të Kosovës, projekti i deshifrimit të mbishkrimeve osmane në Kosovë, katalogimi i dorëshkrimeve të vjetra si dhe angazhimet e Bashkësisë Islame në restaurimin dhe rekonstruimin e objekteve monumentale të trashëgimisë islame në Kosovë.
Vlen të theksohet se Bashkësia Islame në bashkëpunimin me zyrën e BE-së dhe UNDP -në gjatë vitit 2016 ka realizuar disa projekte të restaurimit në Gjilan, Lipjan dhe Kamenicë.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…