Prishtinë, 21 mars 2017
Në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë dhe Kolegjin AAB në Prishtinë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti mbajti ligjëratë për “Promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik si dhe ndërtimin e tolerancës duke përfshirë të rinjtë”,ku ishin të pranishëm profesor e mbi 60 student pjesëmarrës të kolegjit AAB të cilët më pas kanë pasur mundësi të adresojnë pyetje të ndryshme tek përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë reflektuar gatishmërinë dhe interesin për të vazhduar me ligjërata të ngjashme të kontribuojnë drejt promovimit të tolerancës fetare, duke u përqendruar veçanërisht në nxitjen e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik. Për më tepër, folësit dërguan mesazh të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e tolerancës dhe dialogut si mjet efektiv në luftimin e dukurive negative siç janë ekstremizmi dhe intoleranca fetare.
Kjo është ligjërata e tretë me radhë gjatë vitit 2017 e organizuar nga OSBE misioni në Kosovë në të cilat ka qenë pjesëmarrëse Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa aktivitete të këtilla janë organizuar edhe në vitin 2014 dhe 2015 në rajone të ndryshme të Kosovës ku kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…