Prishtinë, 5 shator 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, z. Prenk Gjetaj, i cili shoqërohej nga z. Kushtrim Gara- udhëheqës i Njësisë se KQPZH-se, z. Agim Gashi – shef i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kushtrim Koci- zyrtar i KNNK – misioni në Kosovë.
z.Prenk Gjekaj falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e BIK dhe Bashkësive tjera fetare që kanë dhënë në lehtësimin e dhimbjeve të familjarëve gjatë rivarrimeve të dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së fundit në vendin tonë.
z. Gjetaj e njohu Myftiun me punën dhe angazhimin që ka bërë Komisioni qeveritar për të zhdukurit në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq dhe me institucionet tjera relevante në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Myftiu Tërnava e falënderoi për vizitën në BIK dhe çmoi rolin dhe kontributin e madh që po bënë Komisioni në qetësimin e familjarëve dhe vet dëshmorëve me rastin e gjetjes dhe rivarrimit të tyre.
“Puna që po bëni ju është e shenjtë dhe do keni shpërblimin të madh nga Zoti Fuqiplotë”- tha, ndër të tejra, Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava mysafirëve ua dhuroi edhe nga një libër të Monografisë së Imamëve dëshmor të luftës së fundit në Kosovë.