Prishtinë, 11 korrik 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbrëmë shtroi  iftar për Myftiun e Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryeministri Mustafa, pasi i uroi mirëseardhje mysafirëve,  shprehu respektin dhe kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.

Duke folur për vlerat që përfaqëson muaji i shenjtë Ramazan dhe agjërimi gjatë këtij muaji, kryeministri Mustafa theksoi se kjo është periudhë e reflektimit dhe e përkushtimit për vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe tolerancës.
Kryeministri Mustafa veçoi harmoninë ndërfetare në Republikën e Kosovës si një prej karakteristikave të shoqërisë kosovare dhe vlerave të krijuara ndër shekuj nga populli i Kosovës.
Ndërsa Myftiu Tërnava, pasi falënderoj kryeministrin për iftarin,  atë dhe kabinetin e tij e uroi për mbarësi e suksese në  qeverisjen e vendin.  “Të udhëheqës më një popull është kënaqësi dhe  krenari, por edhe përgjegjësi dhe sakrificë e madhe. Në këtë mision BIK-u do jetë një mbështetës pa hezitim në çuarjen përpara të objektiva dhe pritjeve të popullit tonë”, tha Myftiu Tërnava.
Më tutje myftiu Tërnava shtoi se BIK-u do të angazhohet vazhdimisht, për stabilitetin e vendin, siç edhe ka bërë gjithmonë. “Ne do të punojmë siç kemi punuar deri më tash, pra në terren me imamët tanë, që në Kosovë të mos ketë indoktrinime nga jashtë, të mos ketë vend për ekstremizëm e terrorizimi, ngase feja islame është paqe, dhe s’ka asgjë të përbashkët me terrorizmin e ekstremizmin”, ka thënë Myftiu Naim Tërnava.{gallery}iftarprimem{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…