Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, shtroi iftar për Myftiun e Kosovës Prishtinë, 10 korrik 2015 Mbrëmë shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. Në bisedë me Myftiun ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi punën dhe angazhimin e krerëve të BIK-ut për mirëkuptim, tolerancë e bashkëjetesë. Myftiu Tërnava dhe ambasadori Jean-Claude Schlumberger, pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy institucioneve, u dakorduan që në të ardhmen të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në mes institucioneve që përfaqësojnë. Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi thellësisht ambasadorin Jean-Claude Schlumberger për respektin dhe shtrimin e iftarit.