Myftiu Tërnava priti prof. dr. Nexhib el Farahat dhe prof dr. Izz el Arab Bennani Prishtinë, 26 maj 2014Myftiu Tërnava priti prof.dr. Nexhib el Farahat nga Algjeria dhe prof dr. Izz el Arab Bennani nga Maroku, të cilët pasi i falënderoi për vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe për kontributin e tyre dhënë gjatë Konferencës për dialog ndërfetarë përgjatë aktiviteteve të javës së tolerancës dhe pajtimit të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës . Myftiu Tërnava i njohu mysafirët për jetën fetare në Kosovë dhe rolin e BIK në kultivimin dhe ruajtjen e bashkëjetesës dhe tolerancës si vlerë e popullit shqiptare si dhe me organizmin dhe sfidat e BIK.Myftiu mes tjerash potencoi edhe dëshirën e vizitës se këtyre dy shteteve prej nga vijnë profesorët për të hapur një faqe të re bashkëpunimi .Profesorët falënderuar Myftiun për pritjen dhe çmuan lartë kontributin e BIK në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe dialogut.