Prishtinë, 26 maj 2014
Myftiu Tërnava priti prof.dr. Nexhib el Farahat nga  Algjeria dhe prof dr. Izz el Arab Bennani nga Maroku, të cilët pasi i  falënderoi për vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe për kontributin e tyre dhënë gjatë Konferencës për dialog ndërfetarë përgjatë aktiviteteve të javës së tolerancës dhe pajtimit të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës .

Myftiu Tërnava i njohu mysafirët  për jetën fetare në Kosovë dhe rolin e BIK në kultivimin dhe ruajtjen e bashkëjetesës dhe tolerancës si vlerë e popullit shqiptare si dhe me organizmin dhe sfidat e BIK.
Myftiu mes tjerash potencoi edhe dëshirën e vizitës se këtyre dy shteteve prej nga vijnë profesorët për të hapur një faqe të re bashkëpunimi .
Profesorët falënderuar Myftiun për pritjen dhe çmuan lartë kontributin e BIK në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe dialogut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…