Prishtinë, më 17 prill 2023

Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, kanë shtruar sonte iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin. Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari” – shkroi në profilin e tij në Facebook kryetari Konjufca.

Myftiu Tërnava falënderoi presidenten Osmani dhe kryetarin Konjufca për shtrimin e këtij iftari të përbashkët, duke potencuar kështu përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të krijuar në vend një frymë paqeje dhe solidariteti për të gjithë qytetarët pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…