Prishtinë, 16 shkurt 2022 

Në mënyrë solemne është përuruar sot objekti i morgut i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Në këtë solemnitet mori pjesë kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Hetem ef, Sopjani me bashkëpunëtorë, dekani i FSI-së, prof.ssoc.dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë dhe shumë të pranishëm. Me këtë rast, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në finalizimin e këtij objekti dhe shpreh tejet i kënaqur me punët që janë kryer dhe vlerësoi se ky objekti është i standardit më të lartë dhe bashkëkohorë, i cili do të jetë në shfrytëzim të nevojave të besimtarëve tanë duke ofruar kështu kushtet ideale dhe shërbimet më kualitative.

Kryetari KBI-së së Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, me këtë rast falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje dhe tha se tani besimtarët tanë mund të drejtohen në këtë objekt për kryerjen e shërbimeve, si dhe falënderoi organet komunale të Prishtinës, të cilat na e ka dhënë në shfrytëzim këtë parcelë për 99 vjet, ndërsa pjesën tjetër ne e kemi investuar me xhematlinjët tanë, të cilët shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për ndihmën që kanë ofruar. “Ky objekt i plotëson të gjithë kushtet për rastet e vdekjes, ku në të bëhet pastrimi i kufomave, përcjellja e rasteve për te varrezat etj. Ky objekt do të shfrytëzohet edhe për të pame dhe do të jetë në shfrytëzim të xhematit dhe në funksion të qytetarëve të Prishtinës që nga sot do të jetë”- tha Sopjani. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…