Prishtinë, 16 shkurt 2022 

Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot mbajti mbledhjen e rregullt me kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në fillim të takimit, kryeimami Sahiti i informoi se ky takim ka për qëllim paraqitjen e programit të Ramazanit që ka marrë edhe miratimin e Kryesisë së BIK-ut në mbledhjen e fundit të saj, e që ka të bëjë me platformën e aktiviteteve fetare për muajin e bekuar Ramazan, si dhe për disa projekte vjetore që priten të realizohen në këtë vit.

Ai falënderoi kryeimamët për punën që janë duke bërë nëpër këshilla, që falë angazhimit të tyre, jeta fetare po zhvillohet mirë dhe ka shënuar progres të dukshëm dhe rezultate pozitive që preken dhe shihen në çdo pore të jetës fetaro-arsimore.

Në vazhdim, pjesëmarrësit dhanë mendimet e tyre dhe diskutuan se si të pritet sa më mirë muaji Ramazan, si dhe për vazhdimësinë e projekteve të mësimit fetar nëpër xhami dhe aktivitetet tjera fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…