Prishtinë, 23 janar 2012

 

 

Takim

Myftiu Tërnava priti z. Martin Perschler zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentit të shtetit

 

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim z. Martin Perschler –  zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit, i cili shoqërohej edhe nga Paul Engelstad- zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadës e SHBA-së në Prishtinë.

Myftiu Tërnava pasi e  falënderoi për vizitën i  njoftua mysafirët me gjendjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës në përgjithësi, e  gjendjen e trashëgimisë kulturore islame në veçanti, për se përpos të tjerash Myftiu tha: “Trashegimia islame në Kosovë ka pësuar një humbje të madhe gjatë luftës së viteve 98\99 kur qenë shkatërruar 218 xhami, shume vakëfe, teqe si dhe selia e  vet Kryesisë së Bashkësisë Islame me Arkivin e saj të pasur e të vjetër  mbi 600 vjeçar, kjo ka qenë humbja më e madhe  për ne që nuk mund të kompensohet asnjëherë”.

 

Myftiu gjithashtu i njohu mysafirët edhe me  arritjen e BIK-ut në restaurimin e renovimin e shume xhamive në bashkëpunim me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

 

Z. Martin Perschler, e falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohte dhe për njoftim me gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Po ashtu ai e përgëzoi Myftiun për punën që ka bërë BIK në ruajtjen e kësaj trashëgimie.   Z. Perschler shprehu  gatishmërinë e shtetit  dhe të Ambasadës amerikane që të bashkëpunojmë edhe më tepër  në këtë rrafsh.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…