Myftiu i Kosovës merrë ftesë nga Kongresi amerikan për Lutjet e Mëngjesit Prishtinë, 13 janar 2012 Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka marrë ftesë dje nga Kongresi amerikan që të jetë i pranishëm në ceremoninë e përvjetshme të Lutjeve të Mëngjesit, më 2 shkurt, në Uashington DC, ku do të jenë të pranishëm presidenti amerikan, anëtarë të Kongresit si dhe përfaqësues nga jeta politike, diplomatike e shoqërore e ShBA. Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit organizohet nga Kongresi amerikan tash e 60 vjet. Këtë vit në këtë ceremoni pritet që të jenë të pranishëm përfaqësues e personalitet nga 130 vende të botës. Në këtë ceremoni nga Bashkësia Islame pritet të marrë pjesë për të parën herë Myftiu i Kosovë, Mr. Naim Tërnava.