Sot, në ambientet e xhamisë së hotelit në Meke, udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, mbajtën takimin e dytë me udhëheqësit e grupeve të haxhive, me qëllim të koordinimit të punëve para daljes në Arafat.

Drejtori i Drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, i njohu udhëheqësit me procedurat dhe me kohën se kur do të nisen për në Arafat. Ai, veç të tjerash, porositi udhëheqësit që të jenë sa më të përpiktë në kryerjen e detyrave që kanë karshi haxhive.

Besimtarët tanë pritet që të hënën në mbrëmje, pas namazit të jacisë, në grupe-grupe, të nisen drejt Arafatit, ku do të qëndrojnë deri në perëndim të diellit të natës së Bajramit, për të vazhduar më pas rrugëtimin për në Muzdelife, e pastaj prej aty do të nisen drejt Minas, për hedhjen e gurëve, e më pas në mbrëmje të ditës së Kurban Bajramit, do ta kryejnë edhe tavafin e haxhit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…