(Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Selatin ef. Mehani-pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë..

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban – Bajramit!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Telegram ngushëllimi

KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…