Myftiu Naim ef. Tërnava priti ambasadoren turke znj. Songul Ozan Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 15 maj 2013 Myftiu Tërnava priti sot ambasadoren turke znj. Ozan, të cilën e falënderoj për vizitën dhe për angazhimin e saj të madh në rrafshe të ndryshme në Kosovë. “Ju falënderoj edhe për pranin tuaj në Konferencën e organizuar nga BIK dhe UNFPA për rolin e islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore të mbajtur javën që shkoj” -tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava. Myftiu po ashtu e njohu ambasadoren për takimin e radhës se liderëve fetare të shteteve të Ballkanit që kësaj radhe mbahet në Tiranë me mbështetjen e DIJANET-it turk ku do të marrë pjesë edhe vet kryetari i DIJANET-it, prof.dr. Mehmet Gormez.Ambasadorja Ozan falënderoj Myftiun si gjithherë për pritjen vëllazërore dhe e falënderoj për ftesën në konferencën e fundit si dhe e përgëzoj atë për trajtimin që i ka bërë në referatin e tij dhunës më baza gjinore. Myftiu Tërnava luti ambasadoren Ozan t’iu përcjell ngushëllimet qeverisë dhe popullit turk për ngjarjet e fundit në Turqi, ku humben jetën nga sulme terroriste mbi 50 njerëz të pafajshëm.