Prishtinë, 5 mars 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me ftesë të Myftiut të Omanit, shejh Ahmed el Halili, po qëndron për vizitë zyrtare në këtë vend të gadishullit arabik.
Kjo është vizita e parë e Myftiut të Kosovës në sulltanatin e Omaint, ku autoritetet vendës Myftiut Tërnava i bënë një pritje madhështore.
Myftiu i Omanit shejh Ahmed el Halili, pasi i përshëndeti dhe i dëshiroj mirëseardhje Myftiut Tërnava e falënderoj atë për vizitën, duke e konsideruar si të një rëndësie të veçantë, me të cilën do vihen themelet e bashkëpunimit zyrtar të të dy institucioneve fetare të të dy vendeve. {jathumbnail}
Për nder të Myftiut Tërnava, Myftiu i omanit shtoi drekë në klubin diplomatik të omanit, ku qenë të ftuar edhe diplomatë të vendeve të tjera të akredituara në Oman, si dhe shumë personalitete të shquara nga jeta kulturore, fetare e politike e Omanit.
Në Oman, Myftiu Tërnava u prit nga shkëlqesia e tij, Ministri i vakëfeve dhe çështjeve fetare, sheik Abdullah bin Abdullah el-Salimi.
Ministri el- Salimi e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava i njohu nikoqirët me gjendjen, historikun, pozitën, të arriturat, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet Bashkësia Islame e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Oman, Myftiu Tërnava pritet të takohet edhe me ministrin e drejtësisë, ministrin e punëve të jashtme dhe me sulltanin e Omanit.