Përvjetorë

Shkruan: Qemajl Morina
Më 25 shtator 2009 është dyzet vjetori i themelimit të Organizatës së Konferencës Islamike, organizatës më të madhe botërore pas Kombeve të Bashkuara. Meqenëse në vitin 1923, lideri turk, Kemal Ataturk anuloi halifatin si institucion më i lartë islam, i cili së paku formalisht bashkonte myslimanët e të gjitha vendeve islame.

Në këtë situatë, disa prijatarë myslimanë bënë përpjekjet e para për formimin e një lidhje apo organizate që mund t’i bashkonte ata, të cilët ishin ndarë në disa shtete Për këtë qëllim, ata mbajtën disa kongrese, (kongresi i Mekës 1926, kongresi i Kajros 1926, kongresi i Kudsit (Jerusalemit 1931) etj. Por, për shkak të mospajtimeve kjo çështje mbeti e pazgjidhur deri në vitin 1969. Në mëngjesin e 21 gushtit të atij viti, fanatiku çifut, Majkel Rohan, emigrant nga Australia e largët i jep flakën xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, njërës prej tri xhamive më të shenjta dhe kibles së parë të myslimanëve. Nga ky zjarr u dogj një sipërfaqe prej 1500 m2 të xhamisë nga 4400 m2 sa është sipërfaqja e tërë xhamisë. U dogjën mihrabi dhe minberi i xhamisë që ishte shumë i vjetër, si dhe shumë zbukurime tjera.

 Arabët dhe myslimanët përjetuan rëndë rrezikun që po u kanosej vendeve të tyre të shenjta në Jerusalem si dhe vendosen të themelojnë një organizatë islamike, ku çështje e Kudsit do të ishte në krye të agjendës. Kjo ndodhi ishte shkak i mbajtjes së Kongresit në Rabat të Marokut më 25 shtator 1969, ku edhe formohet Organizata e Konferencës Islamike. Në Kongresin e Marokut morën pjesë 25 shtete, kurse sot kjo organizatë ka në gjirin e saj 57 shtete, të cilat përfaqësojnë një të pestën e njerëzimit si dhe një të gjashtën e sipërfaqes së rruzullit tokësor. Konferenca Islamike grupon 57 shtete, shumica prej të cilave janë vende islamike, nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore, Jugore dhe Perëndimore, Azia Qendre, Evropa, Azia juglindore, dhe Amerika jugore . Gjuhë zyrtare e konferencës është arabishtja, anglishtja dhe frëngjishteje.

Gjashtë muaj më vonë në mars të vitit 1970, në Xhedë të Arabisë Saudite mbahet konferenca e parë e Ministrave të Punëve të Jashtëm të Konferencës Islamike, ku u vendos që Sekretari i Përgjithshëm të jetë koordinator i Konferencës dhe u vendos që Xheda të jetë seli e përkohshme Konferencës, deri në çlirimin e Kudsit, ku duhet të kalojë selia e Konferencës.
Ndër parimet e kartës së Konferencës ishin: 
 Manifestimi i solidaritetit islamik në mesin e vendeve anëtare.
Bashkëpunimi në aspektin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në fushën shkencore.
Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe të kolonializmit.
Barazi e plotë në mesin e të gjitha vendeve anëtare.
Në kuadër të Organizatës së Konferencës Islamike vepron edhe Banka Islame për zhvillim, e cila ndihmon vendet anëtar duke u dhënë ndihma apo kredi me kushte të volitshme.
Pyetja që shtrohet këto ditë është cili është raporti i forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike me fuqitë tjera në botë? Në këtë pyetje përgjigjet, njeriu i parë i OKI-it, Dr. Ekmeludin Ihsanoglu duke pohuar se tash tri vende anëtar të kësaj organizate marrin pjesë në grupin G 20 (Indonezia, Turqia dhe Arabia Saudite), katër vende marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (Turqia, Uganda, Libia dhe Burkina Faso). Mirëpo, ai shpreson të rritet numri i vendeve në G20, kurse OKI të ketë një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, sepse 57 vende përfaqësojnë një të pestën e njerëzimit ( 1,5 miliard e gjysmë) dhe një të gjashtën e sipërfaqes të rruzullit tokësor. 
Samitet n nivel të liderëve m,bahen çdo tri vjet, kurse takimet në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme çdo vjet. Deri më tash janë mbajtur 11 samite dhe 36 konferenca në nivel ministrash.

Shumica e shqiptarëve kanë shpresua se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga këto vende do të jetë e lehtë dhe e shpejt, duke u mbështetur në solidaritetin islam, për shkak se shumica e kosovarëve i përkasin të njëjtit besim. Por, edhe pse nga shpallja e pavarësisë së Kosovës kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë, pavarësinë e shtetit më të ri në botë e kanë njohur vetëm 14 vende të asaj bote, nga 57 sa është numri i tyre.

Shkaqet e këtij qëndrimi janë prej më të ndryshmëve, prej atyre se interesat nacionale të çdo vendi u vunë para solidaritetit islam. Në anën tjetër propaganda ruse dhe ajo serbe ishte tejet aktive, duke i frikësuar ato vende se pavarësia e Kosovës ishte një precedent i Perëndimit, në krye më SHBA-të që nesër mund të përsëritej në çdo vend tjetër.
Në anën tjetër, vlen të potencohet se spektri ynë politik, nuk ka treguar inkurajim për atë pjesë të botës, të cilin në një intervistë për BBC e ka pas potencuar Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Dr. Ekmeludin Ihsanoglu. Këtë e vërteton vet fakti se Serbia në Web faqen e kësaj Organizate figuron si anëtare vëzhguese që nga viti 2009. Si duket këtë të drejtë, ajo e ka fituar pas kërkesës së paraqitur në konferencën e Damaskut, të mbajtur prej 23-25 maj 2009. Kështu që tash ajo ka të njëjtin statut si Bosnja e Hercegovina dhe Federata Ruse.

 

 

 

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …