Njoftim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me Haxhin 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), njofton opinionin e gjerë në Kosovë se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.
Duke respektuar rekomandimet dhe sqarimet e institucioneve shëndetësore në Mbretërinë e Arabisë Saudite, por edhe në shumicën e vendeve të botës, në lidhje me rreziqet e vazhdueshme që rrjedhin nga kjo pandemi, mungesës së një vaksine në dispozicion dhe një kure për të infektuarit, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka njoftuar se ka marr këtë vendim për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik.
Në këtë njoftim të autoriteteve saudite, këtë vit, ritualin e Haxhit do ta kryejnë vetëm personat që ndodhën brenda territorit të Arabisë Saudite dhe jo të vendeve të tjera. Po ashtu, në këtë vendim thuhet se kjo masë është gjykuar si e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.
Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm!
Shfaq më shumë në Njoftime
Shfleto
Tender
Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …