Drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ramadan Shkodra vizitoi KBI e Malishevës Prishtinë , 18 qershor 2020Drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese nga Kryesia e BIRK- ut, Ramadan Shkodra i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë Agim Gashi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Sead ef. Paqarizi me administratë. Drejtori Shkodra gjatë vizitës diskutoi mbi gjendjen aktuale rreth literaturës dhe botimeve të Kryesisë në KBI-në e Malishevës.Vizita të ngjashme do të zhvillohen edhe nëpër Këshillat e BI gjithandej Kosovës.