Prishtinë, 18 tetor 2021
Për nder të Mevludit, me datë 12 Rebiul – Evel, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka mbajtur manifestim fetar kushtuar kësaj ngjarje.
Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e ajeteve nga Kurani fisnik.
Më pas, ligjëratën kryesore e mbajti kryeimami i këtij Këshilli, Burhanudin ef. Hashani, i cili foli rreth jetës fisnike të të Dërguarit a.s.. Ai theksoi rëndësinë e mësimit dhe studimit të jetës, veprës dhe misionit të tij fisnik, si dhe për mësimet që ne duhet t’i marrim nga ai.
Krejt në fund, imamët e Këshillit kënduan pjesë nga mevludi, ilahi dhe kaside.Me këtë manifestim kanë filluar aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, për muajin e Mevludit – lindjes së Pejgamberit a.as..