Datë: 18.10.2021.        

Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës shpall:

K O N K U R S  

Për plotësimin e vendeve të lira të punës si vijon:

  1. Imam, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Dyz.
  2. Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Bellopojë.
  3. Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Halabak.

Kandidatët e interesuar duhet të  plotësojnë këto kushte:

1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës).

2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.

6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës.

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
* Çertifikata e lindjes
* Çertifikata shëndetësore
* Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
* Vërtetimi për përvojën e punës
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional
* Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Tender

    Prishtinë, 16 shkurt 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…
  • Konkurs

    Albanian Sakie Islamic Society of Dandenong ka hapur konkurs për pozitën e imamit: Express…
  • Konkurs

    Datum: 16 januar 2024 Odbor islamske zajednice Regija Gora objavljuje: KONKURS Za popunjav…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 16 shkurt 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…