Prishtinë, 19 tetor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc për nder të ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s., i cili u mbajt të hënën më 18 tetor, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Kryeimami Sahiti në fjalën e tij theksoi se dashuria që kemi në zemrat tona ndaj Muhamedit a.s. na shtyn që në vazhdimësi të tubohemi e ta rikujtojmë personalitetin jetën dhe veprën e tij. Kur kujtojmë lindjen e Pejgamberit a.s., kemi për synim të njohim edhe më shumë misionin e tij, mësimet e tij, sjelljet, virtytet e cilësitë e tij, edebin e ahlakun e tij, për të cilat s’ka dyshim se myslimanët sot sikur dhe mbarë njerëzimi si asnjëherë më parë ka nevojë t’i njohë, t’i dijë, t’i përvetësojë, e t’i jetësojë gjatë jetës në këtë botë. Në fund të fjalës së tij, kryeimami Sahiti falënderoi organizatorët për këtë manifestim kaq të rëndësishëm dhe apeloi që këtë traditë të popullit tonë ta vazhdojnë e ta kultivojnë edhe në të ardhmen me respekt e devotshmëri.

Në këtë manifestim fetar kushtuar kësaj ngjarje të madhe ligjërues ishte myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, ndërkaq, me ilahi dhe pjesë nga mevludi, u paraqit Nusret Kurtishi me grupin e tij, ndërsa me recitime, e monolog u paraqiten aktivistët e Departamentit të Rinjve dhe Gruas pranë KBI-së Bujanoc , dhe nxënësit e shkollës së mesme Sezai Surroi në Bujanoc.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…