Prishtine, 7 prill 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, në vazhdën e aktiviteteve për të ndihmuar familjarët në nevojë, dje dhe sot ndihmoi 200 familje me pako ushqimore. Pakot përmbanin miell, gjëra ushqimore dhe higjienike.
Koordinatori i Shoqatës, dega në Prishtinë, Nexhmi ef. Hoxha, falënderoi familjen e haxhi Fazli Demirit për ndihmat, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Shoqatës “Bereqeti” që t’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare, e sidomos në këtë kohë të pandemisë.
“Ne do të jemi çdoherë në ndihmë familjeve nevojtare, falë donatorëve që ne i kemi. Edhe pse kushtet e punës na janë vështirësuar, ne prapë se prapë do të jemi pranë tyre, gjithnjë duke respektuar masat dhe ndalesat që janë vendosur nga organet kompetente”, tha koordinatori Hoxha.
Bereqeti premton se altivitetin e saj nuk do ta ndalë.
-
Turqia dhuron 6 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
Prishtinë, 22 shkurt 2025 Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve e Tur… -
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…