Prishtinë, 7 prill 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot u takua me koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” të angazhuar gjithandej Kosovës. Në këtë takim myftiu Tërnava shprehu falënderime për punën dhe angazhimin që është duke bërë Bereqeti për tu dalë në ndihmë qytetarëve që sa më lehtë ta kalojmë pandeminë globale të Koronavirusit. Në këtë takim u dakordua për mobilizimin e Shoqatës për t’i ndihmuar nevojtarët për muajin e Ramazanit ku ka kërkuar që para muajit të Ramazanit të shpërndahen 10.000 pako ushqimore në të gjitha komunat.’Sot para juve unë do ta shpalli një kampanjë mobilizuese para muajit të Ramazanit dhe kërkoj nga ju që kjo të realizohet ku do të shpërndajmë 10 mijë pako t’i shpërndajmë para muajit të Ramazanit ku njerëzve do tu dërgohen pakot nëpër shtëpi”-ka thënë myftiu Tërnava.

Po në këtë takim u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.Nga rajoni i Prishtinës, Nexhmi Hoxha, nga rajoni i Pejës Ermir Gega,i Mitrovicës Cena Balaj, i Gjilanit Agim Hyseni, i Ferizajt Naim Rexhepi, i Prizrenit Kurtish Hoxhaj dhe i Gajkovës Abdurrahman Bejtullahu.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…