Prishtinë, 21 dhjetor
Një mijë pako me veshmbathje për banorët e shtetit të Beninit të dërguar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” që funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), kanë arritur në këtë shtet që shtrihet në Afrikën Perëndimore.
Me këtë rast përfaqësues të “Bereqetit” shprehen të kënaqur që ndihmat kanë arritur tek familjet në nevojë të Beninit dhe njofton dhe njëherit falënderon të gjithë donatorët e këtij aksioni për ndihmat e dhënë dhe amaneti i tyre është përmbushur duke lutur Zotin që t’i begatoj me të mirat e Tij dhe t’i shpërblej.
Mauna me këto ndihma është nisur para 45 ditëve.
Po ashtu drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi shprehet i vendosur që aktivitetet e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe më do të ndihmojë dhe të jetë afër familjeve skamnore brenda dhe jashtë Kosovë.
-
Së shpejti fillon shpërndarja e 60 ton mish nga therja e kurbanëve
Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurba… -
-
Projektet e shoqatës “Bereqeti” të realizuar gjatë vitit 2022
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ko…
Shfaq më shumë në Bereqeti